Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 14.10.2008 11:00




    R e n d i  i  d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 7 tetor 2008.

    2. Propozimi i rendit të ditës për seancë plenare më____ tetor 2008:
    2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme;
    2.2 Koha për pyetje parlamentare;
    2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për M
    asat Antidamping;
    2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural (i shpërndarë më 06.10.2008);
    2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Akreditim;
    2.6 Shqyrtimi dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nr. 02/L-5;
    2.7 Shqyrtimi dytë i Projektligjit për Noterinë.

    3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave;
    3.1 Shqyrtimi i Propozimvendimit të Qeveris së Kosovës për caktimin e datës së mbajtjes së regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave;
    3.2 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa në lidhje me propozimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës;
    3.3 Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me fillimin e procedurave të privatizimit të distribuimit dhe të furnizimit të KEK-ut;
    3.4 Shqyrtimi i Planit për implementimin e rekomandimeve në raportin final të auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2007 për Kuvendin e Kosovës;
    3.5 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për shqyrtimin e Raportit të Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 02/L-74 për revizionin e brendshëm;
    3.6 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për zbritjen e tarifës menaxhuese;
    3.7 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë. Procesverbali