Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 28.10.2008 11:00




    R e n d i  i  d i t ë s

    1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 14 tetor 2008.

    2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare, më____ nëntor 2008:
    2.1 Miratimi i Procesverbalit të seancës së mëparshme plenare;
    2.2 Koha për pyetje parlamentare;
    2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për bujqësinë dhe zhvillimin rural;
    2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen;
    2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për themelimin e Departamentit për Mjekësi Ligjore;
    2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lizingun financiar;
    2.7 Shqyrtimi i Rekomandimit për amendamentimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të përkohshëm penal të Kosovës, nr. 03/L-002;
    2.8 Shqyrtimi i Rekomandimit për amendamentimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të përkohshëm të procedurës penale të Kosovës, nr. 03/L-003;
    2.9 Shqyrtimi i Rekomandimit për amendamentimin e Ligjit për provimin përfundimtar dhe provimin e maturës shtetërore, nr. 03/L-018;
    2.10 Shqyrtimi i Rekomandimit për amendamentimin e Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, nr. 02/L-073;
    2.11 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ansamblin e këngëve dhe të valleve “Shota” dhe për ansamblet e tjera, nr. 03/L-056;
    2.12 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kualifikimet kombëtare, nr. 03/L-060;
    2.13 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/7 për lëndën arkivore dhe arkivat, nr. 03/L-077;
    2.14 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizmat e modifikuar gjenetikisht, nr. 03/L-028;
    2.15 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produktet për mbrojtjen e bimëve, nr.03/L-042;
    2.16 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë private;
    2.17 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri...me zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Komisionin e Konkurrencës;
    2.18 Shqyrtimi i Rekomandimit Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me propozimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës;
    2.19 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 02/L-74 për revizionin e brendshëm; 
    2.20 Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit për Bujqësi ... dhe Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me Projektligjin për ushqimin. Procesverbali