Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Mërkure, 18.02.2009 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 10 shkurt 2008.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshëm plenare më 26 shkurt 2009:
2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për raportimin financiar të organizatave të biznesit;
2.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis;
2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e mjedisit;
2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për token ndërtimore, privatizimin dhe dhënies me qira të tokës ndërtimore;
2.7 Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për prioritetet dhe strategjitë e Kosovës për integrim në Unionin Evropian dhe Plani i veprimit për sfidat e Raportit të Komisionit Evropian për progresin në Kosovë;
2.8 Shqyrtimi i Raportit të Trustit të Kursimeve Pensionale për tremujorin e katërt të vitit 2008;
2.9 Shqyrtimi i Projekt-Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011;
2.10 Shqyrtimi i raportit të Komisionit për legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me zbatimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
3. Shqyrtimi i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i kërkesës së ish-deputetit Ramdan Kelmendi për ndihmë financiare;
3.2 Njoftimi i Komisionit për Arsim, Shkencë,Teknologji, Kulturë, rini dhe Sport lidhur me funksionalizimin e Këshillit së Trashëgimisë Kulturore. Procesverbali