Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 06.04.2009 12:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtura më 31 mars dhe më 3 prill 2009.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës më ____ prill 2009:
2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 2004/50 për veprimtarinë private në shëndetësi;
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar apo konfiskuar;
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë Publike;
2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për armët;
2.7 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 03/L-090 për partneritet publiko-privat dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve dhe procedurat për dhënien e tyre;
2.8 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për aktivitetet e prokurimit publik në Kosove për vitin 2008;
2.9 Shqyrtimi i Raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2008.
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i kërkesës së gjashtë deputetëve për të debatuar në seancën e radhës lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë;
3.2 Shqyrtimi i propozimit Shoqërisë Civile për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03L-040 për vetëqeverisjen lokale;
3.3. Shqyrtimi i propozimit i Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për afat shtesë për shqyrtimin e Projektligjit për mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe siguri nukleare;
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për sigurimin e kushteve të punës;
3.5 Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe financa lidhur me Raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral për të hyrat dhe shpenzimet e RTK-së, për vitin 2007;
3.6 Njoftimi me rekomandimet e Komisionit për Integrime Evropiane nga Tryeza e Rrumbullaket, në temën: “ Respektimi i të drejtave të komuniteteve në Kosove në raport me integrimet evropiane”;
3.7 Njoftimi i lidhur me propozimet për formimin e Shoqatës së Miqësisë Francë- Kosovë;
3.8 Shqyrtimi i ftesës së Asamblesë së NATO-s. Procesverbali