Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 21.04.2009 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 6 prill 2009.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më _____ prill 2009:
2.1 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zonat Ekonomike;
2.2 Rekomandimi i Komisionit Ad Hoc për emërimin e anëtarit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës;
2.3 Propozim Vendimi për formimin e Komisionit Ad Hoc për emërimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe i kërkesave:
3.1 Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral për të hyrat dhe shpenzimet e RTK-së për vitin 2007 /për në seance plenare radhitet pika: Shqyrtimi i Raportit të punës së RTK-së për vitin 2007/;
3.2 Rekomandimi i Komisionit përzgjedhës për emërimin e anëtarëve te Bordit të Trustit Pensional të Kosovës;
3.3 Mocioni i deputetit Riza Smaka, për të udhëzuar Qeverinë për te përgatitur ndryshimin e Rregullores nr.2003/13 për transformimin e të drejtës për përdorimin e pronës së paluajtshme në pronën shoqërore;
3.4 Propozimi i një grupi të deputetëve për të debatuar lidhur me gjendjen në Trustin e Kursimeve Pensionale;
3.5 Rekomandimi i Komisionit për Punë te Jashtme lidhur me nismën për formimin e Grupit të Miqësisë në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Bundestagut të Gjermanisë. Procesverbali