Procesverbalet

    Mbledhja e Komisionit




    E Hënë, 25.05.2009 10:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i rendit të ditës;
    2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhjet e dt. 6.05.2009 dhe 8.05.2009;
    3. Shqyrtim i propozim - amendamente plotësuese lidhur më Projektligjin për partneritet publiko – private dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike dhe procedurat për dhënien e tyre;
    4. Shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Republikës së Kosovës (materiali është shpërndarë të gjithë deputeteve më dt. 15.05.2009) nr. 03/2171/ Ra -013 dt. 14.05.2009 për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshme në sektorin publik të Kosovës për vitin 2008; I ftuar : Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa;
    5. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/62 dt. 30.4.2009 (materiali është shpërndarë të gjithë deputeteve më dt, 13.05.2009) lidhur me kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitin 2010 – 2012;
    6. Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për sigurimin e kushteve të punës së KKTK-së, dt 31.03.2009;
    7. Shqyrtimi i propozimi - vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 03/49 dt. 09.01.2009 për lejimi e stafit shtesë në Zyrën për Komunitete që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Të ftuar : Përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit;
    8. Shqyrtimi i propozimi – vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 08/47, dt. 12.12.2008 për lejimi e stafit shtesë në Komisionin Qeveritar për Personat e Pagjetur, Të ftuar: Përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit;
    9. Shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat sendore, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;
    10. Të ndryshme. Procesverbali