Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 02.06.2009 11:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 26 maj 2009.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më 4 qershor 2009:
2.1 Zgjedhja e Avokatit të Popullit.
3. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më 11 qershor 2009:
3.1 Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Numër 2003/15 për skemën sociale në Kosovë ( i bartur nga seanca e kaluar);
3.2 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik;
3.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-133 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik;
3.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural;
3.5 Shqyrtimi i Projekt-Rregullores së Kuvendit;
3.6 Shqyrtimi i Raportit financiar të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës për periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2008;
3.7 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media dhe i Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me Raportin financiar të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2008;
3.8 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës;
3.9 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion dhe Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me Raportin e Autoritetit Rregullator për Telekomunikacion, për vitin 2008.
4. Shqyrtimi i mocioneve dhe i kërkesave:
4.1 Shqyrtimi i kërkesës së deputetëve për procedimin dhe miratimin e Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit;
4.2 Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e zëvendësdrejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare të Pronës si dhe emërimin e dy anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës;
4.3 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me Propozimvendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2010-2012;
4.4 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me Raportin vjetor për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik në Kosovë, për vitin 2008;
4.5 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me kërkesën e Këshillit për Trashëgimi Kulturore, për sigurimin e kushteve të punës. Procesverbali