Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 16.06.2009 11:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 9 qershor 2009.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më 25 qershor 2009:
2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme, 2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/3 për Pyjet e Kosovës;
2.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/5 për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë;
2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lizingun Financiar;
2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Departamentit për Mjekësi Ligjore;
2.7 Rishqyrtimi i Ligjit për të drejtat sendore;
2.8 Shqyrtimi i Raportit tre mujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2009;
2.9 Shqyrtim i Raportit të punës së Komisionit për Ndihmë Juridike;
2.10 Shqyrtim i Raportit të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2008;
2.11 Informata për Incidentin në dhomën e provave të Policisë së Kosovës.
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i kërkesës së disa deputetëve për të debatuar në seancën e radhës për gjendjen në Radio Televizionin e Kosovës;
3.2 Shqyrtimi i kërkesës se deputetit Zafir Berisha, përkrahur edhe nga disa deputetë të Kuvendit, për shpalljen e Prizrenit kryeqytet i Republikës së Kosovës.
4. Të Ndryshme:
4.1 Njoftimi me Rekomandimin e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion dërguar Qeverisës së Republikës së Kosovës lidhur me funksionimin e Bordeve të Agjencive të Pavarura. Procesverbali