Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Mërkure, 01.07.2009 15:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 23 qershor 2009.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më _____korrik 2009:
2.1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme;
2.2. Koha për pyetje parlamentare;
2.3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës;
2.4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave;
2.5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për miniera dhe minerale;
2.6. Shqyrtimi i dytë Projektligjit për rezervat shtetërore të mallrave;
2.7. Shqyrtimi i Raportit financiar të Agjencisë Kosovar të Privatizimit, për vitin 2008;
2.8. Shqyrtimi i Raportit të Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 2003/11 për rrugët;
2.9. Shqyrtimi Raportit të Komisioni Parlamentar Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës;
2.10 Shqyrtimi i Propozim-vendimin të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të Rregullatorit për Ujëra e Mbeturina;
2.11 Shqyrtimi i dokumentit Letra e Bardhë: Sfidat e përfshirjes sociale në Kosovë (mungojnë raportet e Komisionit për Integrime Evropiane dhe të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale).
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për procedim të përshpejtuar të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurimin publik në Kosovë;
3.2 Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e hapësirës zonë me interes të veçantë ku ndërtohet Hidrocentrali në Zhur;
3.3 Shqyrtimi i propozimit të Grupit Joformal i Grave Deputete lidhur ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit zgjedhor;
3.4 Shqyrtimi kërkesës së Partisë Demokratike të Ashkanlive të Kosovës lidhur me emërimin e Danush Ademit deputet, në emër të kësaj partie;
3.5 Njoftimi i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Procesverbali