Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 21.07.2009 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 14 korrik 2009.

    2. Propozimi i Rendi te ditës për seancën plenare me 24 korrik 2009:
    2.1 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-105 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2009;
    2.2 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik;
    2.3 Shqyrtimi i dytë i Propozim-Rregullores së Punës së Kuvendit / është hequr nga rendi i ditës të seancës plenare më 11 qershor 2009/.

    3. Shqyrtimi i mocioneve dhe rekomandimeve:
    3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit për Buxhet dhe Financa date 15 korrik 2009;
    3.2 Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës;
    3.3 Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës;
    3.4 Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve te Kuvendit te Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009. Procesverbali