Procesverbalet
Mbledhja e Komisionit
E Mërkure, 09.09.2009 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara dt. 22.07.2009 dhe 24.07.2009;
3. Shqyrtimi i kërkesës nr. 03/2628 Do-1644 dt. 07.09.2009 së Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për aprovim të numrit të punëtorëve për Ekipet Përgatitore Komunale (EKP); I ftuari: Agim Krasniqi, Drejtor i Departamentit të MEF-it;
4. Shqyrtimi i kërkesës nr. 03/2629 Do-1645 dt. 07.09.2009 së Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për aprovim të transferit të mjeteve financiare nga “Programi i Zgjedhjeve” nga kategoria ekonomike paga dhe mëditje në “Programin e Sekretariatit” në kategorinë ekonomike paga dhe mëditje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve;
5. Shqyrtimi i kërkesës nr. 03/2630 Do-1645 dt. 07.09.2009 së Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për rregullimin e numrit të punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil;
6. Shqyrtimi i Projekt-Strategjisë nr. 03/2433-DO-1525 dt. 25.06.2009 së Qeverisë së Republikës së Kosovës Kundër Korrupsionit 2009 – 2011;
7. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-33 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, me raportin e Komisionit funksional - Komisioni për Legjislacion dhe Gjygjësi, me amendamente;
8. Të ndryshme. Procesverbali