Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 22.09.2009 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 8 shtator 2009.
2. Propozimi i rendi te ditës për seancën e ardhshme më ____ shtator 2009:
2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës plenare dt. 17. 09. 2009;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizimin;
2.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Gazin Natyror;
2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë;
2.6 Shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2008;
2.7 Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave;
2.8 Shqyrtimi i Projektstrategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011;
2.9 Shqyrtimi i Propozimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës;
2.10 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me transferin e mjeteve buxhetore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve;
2.11 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me lejimin e numrit të punëtorëve në ekipet përgatitore komunale;
2.12 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me rritjen e numrit të punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil;
2.13 Debati për gjendjen tregtare në vend dhe raportet tregtare të Kosovës me shtetet e tjera, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDD-së.
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe rekomandimeve:
3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me Propozimvendimin për plotësimin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës;
3.2 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për të debatuar në seancë plenare lidhur me identifikimin e mbetjeve mortore dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur;
3.3 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Integrime Evropiane që komisionet parlamentare ta njoftojnë Komisionin e lartpërmendur lidhur me veprimet e ndërmarra për përmbushjen e obligimeve në Planin e veprimit të Kuvendit për sfidat e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, për vitin 2008;
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit te Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, për emërimin e një anëtari.
4. Të ndryshme:
4.1 Njoftimi i deputetit Emrush Xhemajli, për dalje nga GP i PDK-së. Procesverbali