Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 20.10.2009 11:30




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 7 tetor 2009.

    2. Propozimi i rendi te ditës për seancën e ardhshme më ____ tetor 2009:
    2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare, të mbajtura më 12 dhe13 tetor 2009;
    2.2 Koha për pyetje parlamentare;
    2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Civil;
    2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat e shërbyesve civil;
    2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mërgatën e Kosovës;
    2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për financimin e subjekteve politike;
    2.7 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale;
    2.8 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimet postare;
    2.9 Shqyrtimi i Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit penal për të mitur.

    3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
    3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit të kryetares së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me korrigjimin e referencave në Ligjin për gazin natyror, të miratuar në Kuvend më 30 shtator 2009;
    3.2 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Arsim Rexhepi, me mbështetje te deputetëve tjerë, për formimin e Komisionit hetimor për gjendjen në RTK;
    3.3 Ftesa e Asamblesë Parlamentare e NATO-s për pjesëmarrjen e delegacionit të Kuvendit në Seancën vjeshtore, në Edinburg të Skotlandës më 13-17 nëntor 2009;
    3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së për kompensimin e punës;
    3.5 Njoftimi me shqyrtimin e Përfundimin e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me plotësimin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës;
    3.6 Njoftimi me kërkesën e kryetarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës lidhur me emërimet e anëtarëve të këtij këshilli;
    3.7 Njoftimi i Grupit Parlamentar të LDK-së për ndërrimin e anëtarëve në komisionet parlamentare;
    3.8 Njoftimi me propozimet e grupeve parlamentare për anëtarët e tri komisioneve të reja parlamentare;
    3.9 Njoftimi me kërkesën e drejtorit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale lidhur me emërimin e anëtarëve të Bordit të KPMM-së;
    3.10 Shqyrtimi i kërkesës për ri destinimin e mjeteve lidhur me realizimin e projekteve investive. Procesverbali