Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 27.10.2009 11:30
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 20 tetor 2009.
2. Propozimi i rendi te ditës për seancën e ardhshme më _______ 2009:
2.1 Shqyrtimi i parë Projektligjit për borxhet publike;
2.2 Shqyrtimi i Raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, për vitin 2008.
3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Integrime Evropiane për ta radhitur në rend dite të seancës plenare shqyrtimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin në Kosovë, për vitin 2009;
3.2 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të LDD-së për të debatuar në seancë plenare mbi Raportin e Komisionit Evropian për progresin në Kosovë, për vitin 2009;
3.3 Shqyrtimi i kërkesës se Grupit Parlamentar të AAK-së për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me humbjen e jetës së qytetarëve te Kosovës në lumin Tisa, në mes kufirit Serbi-Hungari;
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të AKR-së për të debatuar në seancë plenare lidhur (mos) implementimin e aktvendimeve të formës së prerë për pronësitë e trajtuara si uzurpime arbitrare në tokat e pronësisë shoqërore;
3.5 Njoftimi me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
3.6 Njoftimi për krijimin e Komisionit ad-hok për emërimin e një anëtari në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës;
3.7 Shqyrtimi i ftesës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s për pjesëmarrjen e delegacionit të Kuvendit në Seancën vjeshtore, në Edinburg të Skotlandës më 13-17 nëntor 2009;
3.8 Shqyrtimi i kërkesës për lejimin e udhëtimit të delegacionit të Kuvendit në Kroaci, 26-27 tetor 2009;
3.9 Shqyrtimi i kërkesës për ridestinimin e mjeteve lidhur me realizimin e projekteve inventive;
3.10 Njoftimi me kërkesën e donatorëve për ndarjen e zyrave në ndërtesën e Kuvendit;
3.11 Njoftimi me kërkesën e Prokurorisë Publike për heqjen e imunitetit të deputetit Agim Veliu. Procesverbali