Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 10.11.2009 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 3 nëntor 2009.

    2. Konfirmimi i rendi te ditës për seancën plenare më 19 nëntor 2009:
    2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës plenare më 29 tetor 2009;
    2.2 Koha për pyetje parlamentare;
    2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për borxhet publike;
    2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për hetim parlamentar;
    2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-133 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik;
    2.6 Debat për Raportin e Komisionit Evropian për progresin në Kosovë, për vitin 2009, sipas kërkesës së Komisionit për Integrime Evropiane dhe të Grupit Parlamentar të LDD-së;
    2.7 Shqyrtimi i Raportit te Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, për vitin 2008;
    2.8 Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave;
    2.9 Shqyrtimi i Propozim-vendimit Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për uljen e taksës administrative për qeverisjen e mjeteve të kursimeve pensionale;
    2.10 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010.

    3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
    3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për ndarjen shtesë të mjeteve buxhetore për Zyrën e Auditorit të Përgjithshme;
    3.2 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Punë të Jashtme për miratimin e Rregullores për formimin e Grupeve të Miqësisë;
    3.3 Shqyrtimi i ftesës së Asamblesë Parlamentare e NATO-s për pjesëmarrjen e delegacionit të Kuvendit në Seancën vjeshtore, në Edinburg të Skotlandës;
    3.4 Njoftimi me shkresën e ministrit Valton Beqiri për funksionimin e Këshillit për Trashëgimi Kulturore. Procesverbali