Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 01.12.2009 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 17 nëntor 2009.

    2. Propozimi i rendi të ditës për seancën plenare të Kuvendit më ____ dhjetor 2009:
    2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme;
    2.2 Koha për pyetje parlamentare;
    2.3 Shqyrtimi i parë Projektligjit për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë;
    2.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat antidamping;
    2.5 Debat lidhur me (mos) implementimin e aktvendimeve të formës së prerë për pronësitë e trajtuara si uzurpime arbitrare të tokave të pronësisë shoqërore, sipas kërkesës së grupit Parlamentar të AKR-së.

    3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
    3.1. Shqyrtimi i Propozim - Rregullores për organizimin dhe për përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit;
    3.2. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme për parapagimin e RTK-së;
    3.3. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë Transport dhe Telekomunikacion lidhur me Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullator të Hekurudhave;
    3.4. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor lidhur me procedimin e Projektligjit për organizmat e modifikuara gjenetikisht;
    3.5. Shqyrtimi i kërkesës së kryetares së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore lidhur me funksionalizimin e këtij Këshilli. Procesverbali