Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 15.12.2009 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 1 dhjetor 2009.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare më ____dhjetor 2009:
2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare, të mbajtura më 26 dhe 4 dhjetor 2009;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë (bartur nga seanca e kaluar);
2.4 Projektligji për Kryqin e Kuq të Kosovës;
2.5 Projektligji për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës së Kryqit të Kuq, emblemave të tjera dalluese dhe sinjaleve;
2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat antidamping (bartur nga seanca e kaluar);
2.7 Debat për lirinë e Medias në Kosovë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-së;
2.8 Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë së Privatizimit për periudhën gusht 2008-gusht 2009.
3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi dhe Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për masën e përkohshme për parapagimin e RTK-së (pritet propozim-plani financiar i RTK-së);
3.2 Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e tretë të vitit 2009;
3.3 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së procedimin e Projektligjit për Prishtinën në Kuvend;
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-së për të debatuar lidhur me humbjen e jetës së qytetarëve të Kosovës në lumin Tisa, në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë;
3.5 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar e AKR-së për të debatuar për mosimplemntimin e vendimeve të formës së prerë për pronësitë e trajtuara uzurpime arbitrare në tokat e pronësisë shoqërore;
3.6 Njoftimi me skadimin e mandatit të tre anëtarëve të Komisionit për Miniera dhe Minerale. Procesverbali