Procesverbalet
Mbledhja e Komisionit
E Mërkure, 20.01.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar dt. 9.12.2009;
3. Shqyrtimi i Draft-Raportit të punës së Komisionit për vitin 2009;
4. Shqyrtimi dhe indetifikimit i detyrave nga fushëveprimtaria e Komisionit, të përcaktuara me Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës, në vështrim të objektivave që i përmban Raportit i Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2009 dhe caktimi i afateve për përmbushjen e tyre;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 03/0114/L-020/1 për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente;
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 03/326/L160 dt. 12.6.2009 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural Mjedis dhe Planifikim Hapësinor , me amendamente;
7. Shqyrtimi i Projektligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë se Zyrtarëve të Lartë Publik, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;
8. Shqyrtimi për Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Duhanin nr. 02/L-36, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente;
9. Shqyrtimi i Projektligjit për turizëm dhe shërbime turistike, me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Ekonomi Tregti Industri Energji Transport e Telekomunikacion, me amendamente;
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 2447/L-164 dt. 30.06.2009 për Financimin e programeve të veçanta të banimit, me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikimi Hapësinor, me amendamente;
11. Shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësit e Deputetit, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;
12. Të ndryshme. Procesverbali