Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 26.01.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 19 janar 2009.
2. Propozimi për pika shtesë për seancë plenare më 28 janar 2010:
2.1 Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për ndarjen mjeteve financiare RTK-së; 2.2 Propozimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale.
3. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Mbikqyrje të Financave Publike, lidhur me mandatin dhe Rregulloren e Punës së Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike.
4. Shqyrtimi i kërkesës së deputetëve Hafize Hajdini dhe Etem Arifi, nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës, për emërimin me rotacion në Kryesinë e Kuvendit.
5. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media për lejimin e kohës shtesë për shqyrtimin e Projektligjit për Shërbimin Civil dhe Projektigjit për Pagat e Nëpunësve Civil.
6. Shqyrtimi i kërkesës së Muzeut të Kosovës për mbrojtjen, ruajtjen, dhe prezantimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
7. Shqyrtimi i ftesës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për pjesëmarrje të një delegacioni parlamentar të Kuvendit në seminarin me temën “Zhvillimet Regjionale në Kaukazin Jugor, sfidat, mundësitë dhe perspektivat”, i cili mbahet në Jerevan të Armenisë, nga 11 deri me 13 mars 2010. Procesverbali