Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 08.02.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 26 janar 2010.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare, më ___shkurt 2010:
2.1 Miratimi i Procesverbalit të seancës plenare, të mbajtur më 28 janar 2010, 2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Administratën Shterore të Republikës së Kosovës;
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës;
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës;
2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale;
2.7 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe siguria nukleare;
2.8 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotyësimin e Ligjit për duhanin 02 L-36;
2.9 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për deklarimi, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarve të lartë publikë;
2.10 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për turizëm dhe shërbime turistike.
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe i rekomandime:
3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës;
3.2 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë Transport dhe Telekomunikacion, për Strategjinë e energjisë për periudhën 2009-2018;
3.3 Propozimi i Gjykatës Supreme të Kosovsës për emërimin e anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore;
3.4 Shqyrtimi i Mocionit të deputetit Riza Smaka për të udhëzuar Qeverinë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-129 për zonat ekonomike;
3.5 Njoftimi me rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media lidhur me moszbatimin e vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës;
3.6 Njoftimi me Vendimin e Presidentit të Republikës së Kosovës për zëvendësimin e tre (3) deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
3.7 Njoftimi për formimin e Grupit të ri parlamentar “ Për Integrime”;
3.8 Kërkesa e Grupit të ri parlamentar “ Për Integrime”, për përfaqësim në Kryesinë e Kuvendit dhe në komisione parlamentare. Procesverbali