Procesverbalet
Mbledhja e Komisionit
E Mërkure, 03.03.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi I Rëndit te ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të datës 10.02.2010;
3. Shqyrtimi i Pr/ligjit për Mërgatën e Kosovës, me raportin e Komisionit fuksional- Komsionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, me amendamente, Të ftuar: Dritë Kadriu, zëvendëse e kryetarit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Teknologji, Rini dhe Sport, Mustafë Xhemajli, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Agim Krasniqi, drejtor i buxhetit (MEF);
4. Shqyrtimi i Pr/ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;
5. Shqyrtimi i Pr/ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Punë të Brendshme e Siguri, me amendamente;
6. Shqyrtimi i Pr/ligjit për klasifikimin e informative dhe verifikimin e sigurisë, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, me amendamente;
7. Shqyrtimi i Pr/ligjit për mjekësinë ligjore, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;
8. Shqyrtimi i Pr/ligjit për shërbimet postare, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente;
9. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.04/108, të datës 04.02.2010, dhe Përfundimit të Kryesisë nr.03-P-193, datë 19.02.2010, për emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave;
10. Informatë në lidhje me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndryshimin e tabelave buxhetore 3.2 dhe 4.2 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010;
11. Të ndryshme. Procesverbali