Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 16.03.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit te mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 9 mars 2010.
2. Shqyrtimi i mocioneve dhe i rekomandime:
2.1 Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, për seancë të jashtëzakonshme;
2.2 Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullator të Hekurudhave të Kosovës si dhe Rekomandimi i Komisionit funksional;
2.3 Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të Zyrës së Rregullatorit të Ujësjellësit dhe Mbeturinave, si dhe Rekomandimit të Komisionit funksional;
2.4 Shqyrtimi i mocionit të deputetit Riza Smaka për përgatitjen e Projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet dhe mesazhet programore të dëmshme;
2.5 Shqyrtimi i mocionit të deputetit Driton Tali dhe grupit të deputetëve, për debat parlamentar rreth gjendjes në ndërmarrjet publike qendrore;
2.6 Shqyrtimi i mocionit të deputetes Mimoza Ahmetaj dhe grupit të deputetëve, për procedim të Programit për barazi gjinore. Procesverbali