Procesverbalet
Mbledhja e Komisionit
E Mërkure, 14.04.2010 10:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i rendit te ditës;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 609 dt. 18.03.2010 dhe Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit nr. 03-P-204, datë 23.03.2010, për rritjen e numrit të stafit për 17 (shtatëmbëdhjetë) pozita, në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar apo të Konfiskuar, Të ftuar: Z. Haki Demolli, Ministër i Drejtësisë dhe Z. Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 610 dt. 18.03.2010 dhe Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit nr. 03-P-205, datë 23.03.2010, për rritjen e numrit të oficerëve korrektues për 71 (shtatëdhjetë e një) pozita në Burgun e Dubravës, Të ftuar: Z. Haki Demolli, Ministër i Drejtësisë dhe Z. Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave;
4. Shqyrtimi i Raportit nr. 03/3255/Do-2048 dt. 18.02.2010 të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2009, Të ftuar: Përfaqësuesit e Bordit dhe menaxhmentit të TKPK-së;
5. Shqyrtimi i Raportit nr. 03/3407/Ra-07 dt. 26.03.2010 të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2009, I ftuar : Dino Asanaj, Kryetar i Bordit të AKP-së;
6. Shqyrtimi i Raportit financiar nr. 03/3390/Ra-06 dt. 24.03.2010 të Komisionit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2009, I ftuar : Osman Ejupi, Kryetar i KKK-së;
7. Shqyrtimi i Raportit financiar nr. 03/3456/Ra-09 dt. 31.03.2010 të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2009, I ftuar : Ahmet Tmava, Kryesues i Bordit Qeverisës të KPMM-së;
8. Shqyrtimi i Raportit nr. 03/3247/Do-204 dt. 16.02.2010 të Shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2009, I ftuar : Ismet Krasniqi, Sekretar i Kuvendit të Republikës së Kosovës;
9. Të ndryshme. Procesverbali