Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 18.05.2010 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 06 maj 2010.

    2. Propozimi për mbajtjen e seancës plenare, më 27 maj 2010:
    2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të mëparshme;
    2.2 Koha për pyetje parlamentare;
    2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-044 për Ministrinë e punëve të jashtme dhe shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës;
    2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ripranim;
    2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-123 për shoqëritë tregtare;
    2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës;
    2.7 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e natyrës;
    2.8 Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit për Ndihmë Juridike, për vitin 2009;
    2.9 Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit për Komisionit Kosovar të Konkurrencës, për vitin 2009;
    2.10 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit të Pavarur për Media për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media.

    3. Mocione, rekomandime dhe kërkesa:
    3.1 Raporti i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), për vitin 2009;
    3.2 Raporti i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për pasqyrat e audituara për vitin 2009;
    3.3 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për shpenzimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2009;
    3.4 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike për përzgjedhjen e auditorit të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2008 dhe 2009;
    3.5 Shqyrtimi i ftesës së Asamblesë Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje për pjesëmarrje në konferencën me temën „Zhvillimet e tanishme në Ballkanin Perendimor“ që mbahet në Zagreb, nga data 16-19 maj 2010;
    3.6 Shqyrtimi i ftesës së Parlamentit të Republikës së Sllovenisë për anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa për vizitë zyrtare, nga data 19-22 maj 2010;
    3.7 Njoftimi i Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, për formimin e nënkomisionit për hartimin e Projektligjit për privatizimin e ndërmarrjeve publike;
    3.8 Njoftimi i anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, për shkëputjen e njëanshme të marrëdhënies së punës me Kuvendin e Kosovës;
    3.9 Njofimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare;
    3.10 Njofimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarit në komisionin parlamentar. Procesverbali