Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 01.06.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 18 maj 2010.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare te radhes:
2.1 Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;
2.2 Miratimi i Procesverbalit të seancës plenare të mëparshme;
2.3 Koha për pyetje parlamentare;
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit të Punës;
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për komponentin rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës;
2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis;
2.7 Rishqyrtimi i Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit;
2.8 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për hetim parlamentar;
2.9 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës;
2.10 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës;
2.11 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës së kryqit të kuq, emblemave tjera dalluese dhe sinjaleve;
2.12 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara;
2.13 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik;
2.14 Shqyrtimi i Raportit financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2009;
2.15 Shqyrtimi i Raportit të punës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2009.
3. Mocione, rekomandime dhe kërkesa:
3.1 Shqyrtimi i Raportit të punës së Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, për vitin 2009;
3.2 Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2009;
3.3 Shqyrtimi i Raportit të punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2009;
3.4 Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarë të Bordit Këshilldhënës për Mbrojtjen e Mjedisit;
3.5 Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për lejimin e stafit shtesë për themelimin e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore për pesë (5) pozita të reja;
3.6 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar për Integrime për emërime shtesë të anëtarëve të këtij grupi në komisionet parlamentare dhe për kryetar komisioni;
3.7 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Danush Ademi (PDAK), për përfaqësim me rotacion, në Kryesinë e Kuvendit;
3.8 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Integrime Evropiane për dërgimin e raporteve nga ana e komisioneve tjera parlamentare, në përmbushjen e sfidave lidhur me planin e veprimit të Kuvendit të Kosovës. Procesverbali