Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 21.06.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 15 qershor 2010.
2. Propozimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare të radhës, më 8 korrik 2010:
2.1 Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;
2.2 Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të mëparshme;
2.3 Koha për pyetje parlamentare;
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010;
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit;
2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ujitjen e Tokave Bujqësore;
2.7 Shqyrtimi i dytë i Projekt-Kodit të Drejtësisë për të mitur;
2.8 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Procedurën Administrative;
2.9 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Natyrës;
2.10 Shqyrtimi i Raportit vjetor të Rregullatorit për Ujëra e Mbeturina, për vitin 2009;
2.11 Shqyrtimi i Raportit për funksionimin e sistemit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës, për vitin 2009;
2.12 Shqyrtimi i Propozim – vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik;
2.13 Shqyrtimi i Propozim – vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit;
2.14 Shqyrtimi i Rekomandimit lidhur me nominimin për Bordin për Ankesa të Mediave (BAM) nga Gjykata Supreme e Kosovës.
3. Mocione, rekomandime dhe kërkesa:
3.1 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Nait Hasni për debat, për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë;
3.2 Dërgimi për mendim Qeverisë së Kosovës i Projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetim, hartuar nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media;
3.3 Shqyrtimi i shkresës së Agjencisë kundër korrupsionit lidhur me konfliktin e interesit të deputetit Fatmir Rexhepi;
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit parlamentar 7+ për marrjen e masave ndaj deputetit Numan Baliq. Procesverbali