Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 06.07.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 29 qershor 2010.
2. Plotësimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare të radhës, më 8 korrik 2010:
a) pikat e miratuara në mbledhjen e Kryesisë, të mbajtur më 21 qershor 2010:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së mëparshme plenare;
3. Koha për pyetje parlamentare;
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore;
5. Shqyrtimi i dytë i Projekt-Kodit të drejtësisë për të mitur;
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Rregullatorit për Ujëra e Mbeturina, për vitin 2009;
7. Shqyrtimi i Raportit për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës, për vitin 2009;
8. Shqyrtimi i Propozim – vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
b) plotësimi i rendit të ditës me pika shtesë:
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësorë të Republikës së Kosovës;
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës;
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit;
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institutit Gjyqësorë të Kosovës, për vitin 2009;
13. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me pasqyrat e audituara të Trustit të Kursimeve Pensionale, për vitin 2009;
14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, për vitin 2009;
15. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Programin Kombëtar të Shkencës.
3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandime dhe i kërkesa:
3.1 Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisës së Kosovës për të shpallur zonë të veçantë ngastrën kadastrale në vendin e quajtur “Lama e drunjtëve”, në Prishtinë;
3.2 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin 2011;
3.3 Njoftimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me rishikim e Propozim-buxhetin të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për, vitin 2010;
3.4 Njoftimi me Rekomandimin e Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportet vjetore te RTK-së;
3.5 Njoftimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, për inicimin e procedurës për kundërvajtje, ndaj deputetit Slavisha Petkoviq. Procesverbali