Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 20.07.2010 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 13 korrik 2010.

    2. Konfirmimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare më 22 korrik 2010:
    a) Rendi i ditës i miratuar më 13 korrik 2010:
    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;
    2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të mëparshme;
    3. Koha për pyetje parlamentare;
    4. Shqyrtimi i Raportit të punës të Avokatit të Popullit, për vitin 2009;
    5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, për vitin 2009;
    6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institutit Gjyqësorë të Kosovës, për vitin 2009;
    7. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Programin Kombëtar të Shkencës;
    8. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me pasqyrat e audituara të Trustit të Kursimeve Pensionale, për vitin 2009.
    b) Plotësimi i rendit të ditës:
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale;
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Avokatin e Popullit;
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Grevat;
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale;
    13. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Kompanisë së ujësjellësit rajonal ”Prishtina”, për vitin 2009;
    14. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit, për vitin 2009;
    15. Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , për vitin 2009;
    16. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Agjencisë së privatizimit.

    3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandime dhe i kërkesa:
    3.1 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Emrush Xhemajli për ta ftuar në Interpelancë Kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaçi;
    3.2 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit lidhur me aspektet e funksionimit të Kuvendit, sipas Rregullores së re të Kuvendit;
    3.3 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të SLS-së për formimin e Komisionit legjislativ – gjuhësor. Procesverbali