Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 07.09.2010 13:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 31 Gusht 2010.
2. Propozimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare të radhës, më _________ shtator 2010:
2.1 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike;
2.2 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës;
2.3 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Konfliktet Administrative;
2.4 Strategjia dhe Propozim Vendimi i Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së;
2.5 Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, me kërkesë të deputetit Emrush Xhemajli, i mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë;
2.6 Mocioni i Grupit parlamentar të LDD-së për debat parlamentar lidhur me procesin e privatizimit të PTK-s.
3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandime dhe i kërkesave:
3.1 Korniza afatmesme të shpenzimeve të Republikës së Kosovës 2011-2013;
3.2 Raporti vjetor i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, për vitin financiar 2009;
3.3 Propozim-vendimi i Kryeministrit të Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë së pronës dhe të zëvendësdrejtorit të Sekretarisë ekzekutive. Procesverbali