Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 21.09.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 14 shtator 2010.
2. Konfirmimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare më ___ shtator 2010: Rendi i ditës i caktuar, në mbledhjen e Kryesisë më 14 shator 2010, për mbledhjen plenare të radhës:
1. Koja për deklarime jashtë rendit të ditës;
2. Koha për pyetje parlamentare;
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të mëparshme;
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimet e Sigurisë Private;
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri;
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Ekonomiko-Social;
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për rezervat shtetërore të mallrave;
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 204/33 për blegtorinë e Kosovës;
9. Shqyrtimi i Propozim–vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave;
10. Shqyrtimi i Rekomandimit lidhur me nominimet për Bordin për Ankesa të Mediave nga Gjykata Supreme e Kosovës.
Propozimi për plotësimin e rendit ë ditë për mbledhjen plenare më ____shtator 2010:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale;
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis;
13. Shqyrtimi i Propozim-Strategjisë së Sigurisë të Republikës së Kosovës.
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për përzgjedhjen e Anëtarëve të Bordit Drejtues të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës;
3.2 Shqyrtimi i mocionit të deputetit Riza Smaka për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Kuvendit. Procesverbali