Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 12.10.2010 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 05 tetor 2010.
2. Propozimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare më____tetor 2010:
2.1 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim;
2.2 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Patenta;
2.3 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës.
3. Shqyrtimi i mocioneve, rekomandimeve dhe kërkesave:
3.1 Kërkesa për Debat parlamentar lidhur me garancion bankar të operatorit mobil “Kosmocell;
3.2 Mocioni i Grupit joformal të grave deputete për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet;
3.3 Rekomandimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e auditimit të pasqyrave financiare të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2009;
3.4 Rekomandimi i Komisioni për Buxhet dhe Financa për ridestinimin e projekteve kapitale në buxhetin e Kuvendit të Kosovës për vitin 2010;
3.5 Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me propozimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale;
3.6 Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me zbatimin e Strategjisë për ri-integrimin e personave të riatdhesuar;
3.7 Kërkesa e Bordit të BQK-së për rishqyrtimin e Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, për vitin 2009;
3.8 Shqyrtimi i kërkesës për shpalljen e konkursit për zëvendësit e Avokatit të Popullit;
3.9 Shqyrtimi i Propozim-Rregullores për organizimin dhe për përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Procesverbali