Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 15.03.2011 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur me 8 mars 2011;
2. Kërkesa e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për emërimin e auditorit të jashtëm, për auditim të pasqyrave vjetore financiare;
3. Kërkesa e z. Kolë Berisha dhe z. Nexhat Dacit, lidhur me përfitimet për ish zyrtarë të lartë;
4. Kërkesa e Avokatit të Popullit, për shpalljen e konkursit për pesë (5) zëvendës të Avokatit të Popullit;
5. Kërkesa e zëvendës Kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, për caktimin e tre deputetëve, si anëtar të Komisionit të ngritur lidhur me rishikimin dhe hetimin e të gjitha aktvendimeve të marrura nga Paneli për Lirim me Kusht nga data 16 tetor 2010 deri me 22 shkurt 2011;
6. Raporti i Punës së Agjencisë së Prokurimit Publik të Kosovës, për vitin 2010;
7. Raporti i Organit Shqyrtues të Prokurimit, për vitin 2010;
8. Propozim- Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve për Komisionin Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave;
9. Propozimi i Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me propozimin e anëtarit në Komisionin për kërkesa pronësore;
10. Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2011. Procesverbali