Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 03.05.2011 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur me 26 prill 2011.
2. Propozimi i rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme plenare më ____ maj 2011:
2.1 Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,
2.2 Debat parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, të mbështetur nga deputetë të tjerë,
2.3 Raporti vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës, për vitin 2010,
2.4 Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2010,
2.5 Raporti vjetor i rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina, për vitin 2010,
2.6 Raporti i punës të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin 2010,
3. Përgatitjet për mbledhjen plenare tjetër të radhës, më ___ maj 2011:
Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare:
3.1 Marrëveshja për financim dhe grante ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore e 11 marsit 2011,
3.2 Marrëveshja në mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe UNCTAD (Agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara për projektin softueri ASYCUDA),
3.3 Marrëveshja për financimin e projektit për regjistrimin e pasurisë së patundshme dhe kadastër në mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe Shoqatës ndërkombëtare për zhvillim,
3.4 Marrëveshja në mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe KfW- Frankfurt am Main dhe Kompanisë së Ujësjellësit Regjional-Prishtina,
3.5 Marrëveshja bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukës s të Madh të Luksemburgut,
3.6 Marrëveshja për financimin e projektit për modernizimin e sektorit publik në mes Qeverisë Republikës së Kosovës dhe Shoqatës ndërkombëtare për zhvillim.
4. Shqyrtimi i rekomandimeve:
4.1 Propozimi i Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
4.2 Njoftimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me vizitën e realizuar në Shqipëri.
Procesverbali