Procesverbalet
Mbledhja e Komisionit
E Mërkure, 04.05.2011 10:30
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura të komisionit, datë 18.03.2011, 23.03.2011, 28.03.2011, 29.03.2011, 30.03.2011, 06.04.2011, 08.04.2011, 13.04.2011 dhe 20.04.2011;
3. Shqyrtimi i Marrëveshjes për financimin e projektit për modernizimin e sektorit publik të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim;
I ftuar: Bedri Hamza, Ministër i Financave;
4. Shqyrtimi i Marrëveshjes për financimin e projektit për regjistrimin e pasurisë së patundshme dhe kadastër të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim;
I ftuar: Bedri Hamza, Ministër i Financave;
5. Shqyrtimi i Marrëveshjes për implementimin e softuerit ASYCUDA në Doganën e Kosovës, të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe UNCTAD;
I ftuar: Bedri Hamza, Ministër i Financave;
6. Shqyrtimi i Marrëveshjes për financim dhe marrëveshjen për kredi (programi për furnizim me ujë dhe largimin e ujërave të zeza në Prishtinë - faza II), të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe KfW-Frankfurt am Main dhe Kompanisë së Ujësjellësit Regjional-Prishtina;
I ftuar: Bedri Hamza, Ministër i Financave;
7. Shqyrtimi i Marrëveshjes bilaterale të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Dukës së Madh të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit Zhvillimor;
I ftuar: Bedri Hamza, Ministër i Financave;
8. Shqyrtimi i Marrëveshjes bilaterale për financim dhe grante të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore;
I ftuar: Bedri Hamza, Ministër i Financave;
9. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010,
I ftuar: Bedri Hamza, Ministër i Financave;
10. Shqyrtimi në parim i Projektligjit për Kontabilitet, Raportim Financiare dhe Auditim;
11. Shqyrtimi i Projeksionit të të hyrave dhe shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2011;
I ftuar: Rrahman Paçarizi, Kryetar i Bordit të RTK-së;
12. Të ndryshme.
Procesverbali