Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 17.05.2011 11:00




    R e n d i i d i t ë s


    1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 10 maj 2011.


    2. Konfirmimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare, më 19 maj 2011:

    2.1 Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2.2 Koha për pyetje parlamentare,
    2.3 Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
    2.4 Miratimi i Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit,
    2.5 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Media për formimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
    2.6 Debat parlamentar lidhur me masakrën në burgun e Dubravës, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, me mbështetje të Grupit të deputetëve nënshkrues,
    2.7 Shqyrtimi i Raportit vjetor i Rregullatorit për ujëra dhe mbeturina, për vitin 2010,
    2.8 Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë kundër korrupsionit, për vitin 2010,
    2.9 Shqyrtimi i Raportit të auditimit të pasqyrave financiare të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2010,
    2.10 Shqyrtimi i Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010,
    2.11 Shqyrtimi i Raportit vjetor të Rregullatorit për energji, për vitin 2010,
    2.12 Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil, për vitin 2010,
    2.13 Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, për vitin 2010,
    2.14 Shqyrtimi i Raportit të punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2010.


    3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave:

    3.1. Propozim-Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,
    3.2 Propozimi për debat parlamentar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, lidhur me gjendjen e pensionistëve në Republikën e Kosovës.

    Procesverbali