Procesverbalet
Mbledhja e komisionit
E Mërkure, 15.06.2011 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur e komisionit, datë 02.06.2011;
3. Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Financave për konsultim më Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me normat e propozuar nga Ministria për vënien e tatimit të akcizës në veturat e importuara
I ftuar: Bedri Hamza, Ministër i Financave;
4. Shqyrtimi i raportit vjetor të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për vitin 2010
I ftuar: Ymer Havolli, Kryesues i Bordit Udhëheqës të TKPK-së.
5. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2010
E ftuar: Valdete Daka, Krytare e KQZ - së;
6. Shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Kuvendit sipas Qarkores buxhetore 2012/01
I ftuar: Ismet Krasniqi, Sekretar i Kuvendit
7. Shqyrtimi i Projektligji nr. 04/L-004 për Shërbimet e Sigurisë Private me raportin me amendamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës;
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-003 për Gjendjen Civile me raportin me amendamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës;
9. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/ L-005 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/18 për Tregtinë e Brendshme, me raportin me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri;
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-014 për eifçiencën e energjisë, me raportin me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri;
11. Të ndryshme