Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 14.06.2011 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 7 qershor 2011.
2. Propozimi i rendit të ditës për mbledhje plenare më _________ 2011
1. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, sipas kërkesës së Grupit
Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për persona të zhdukur,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndihmën shtetërore,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për nisma legjislative,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/18 për tregtinë e brendshme,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-123 për shoqëritë tregtare,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-069 për akreditim,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbimet e sigurisë private,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për efiçiencën e energjisë,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për gjendjen civile,
11. Shqyrtimi i Propozimit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
12. Ratifikimi i Konventës për themelimin e Këshillit Bashkëpunues Doganor,
13. Shqyrtimi i Propozim-kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2012-2014,
14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2010,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për vitin 2010,
16. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, për Projekt-planin hapësinor të Kosovës 2011-2020,
17. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, për emërimin e një anëtari të Komisionit Shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina.
3. Shqyrtimi i propozimeve, rekomandimeve dhe kërkesave:
1. Propozimi për harmonizimin e Rregullores për organizimin dhe për përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me Ligjin për Prokurimin Publik në Republikës së Kosovës,
2. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2011,
3. Njoftimi i Grupit Parlamentar të Koalicionit Kosova e Re, për zëvendësimin e kryetarit të këtij grupi parlamentar.