Procesverbalet

    Mbledhja e komisionit




    E Mërkure, 06.07.2011 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i rendit të ditës;
    2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura të komisionit, datë 08.06.2011, 15.06.2011, 21.06.2011 dhe 22.06.2011;
    3. Raportim nga Ministri i Financave për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2010,
    I ftuar: Bedri Hamza, Ministër i Financave;
    4. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2010,
    I ftuar: Gani Gërguri, Guvernator i BQK-së;
    5. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2010,
    E ftuar: Valdete Daka, Krytare e KQZ - së;
    6. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2005/5 për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme nr.04/L-009, me raportin me amendamente të Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor;
    7. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës nr. 04/L-20, me raportin me amendamente të Komisionit funksional për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim;
    8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-012 për Mbrojtje nga Zjarri, me raportin me amendamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës;
    9. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-002 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03-L/010 për noterinë, me raportin me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion;
    10. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-011 për Organizimin Sindikal, me raportin me amendamente të Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale;
    11. Të ndryshme.

     

    Procesverbali