Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 26.07.2011 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 19 korrik 2011.
2. Propozimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare më 28 korrik 2011:
2.1 Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2.2 Koha për pyetje parlamentare,
2.3 Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të mëparshme,
2.4 Ratifikimi i Marrëveshjes për Llogarinë e Trustit në mes të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës lidhur me ndihmën zhvillimore përmes Programit për Arsim Themelor,
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e Duhanit,
2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zjarrfikje dhe shpëtim,
2.7 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e informatorëve,
2.8 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat mbrojtëse të importeve,
2.9 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për prokurimin publik në Republikën e Kosovës,
2.10 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionin e pavarur të mediave,
2.11 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për partneritet publiko privat,
2.12 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetimin publik në Kosovë.
2.13 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Organizimin Sindikal,
2.14 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
2.15 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Kadastrin,
2.16 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për markat tregtare,
2.17 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,
2.18 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për patenta,
2.19 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përdorim civil të eksplozivëve,
2.20 Shqyrtimi i Raportit të auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Radiotelevizionit të Kosovës, për vitin 2010.
3. Shqyrtimi i propozimeve, rekonamdimeve dhe kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarit në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
3.2 Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me përcaktimin e përgjegjësive dhe procedurave të zbarkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,
3.3 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Punë të Jashtme për formimin e Grupit të Miqësisë në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
3.4 Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dorëzimin e kopjeve të materialeve të Kuvendit, për nenet e kontestuara të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit,
3.5 Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me projeksionin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, për periudhën korrik-shtator 2011,
3.6 Njoftimi i Grupit Parlamentar të Partisë së Pavarur Liberale lidhur me vendimin për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Vetëqeverisje Lokale dhe Media,
3.7 Njoftimi i Grupit Parlamentar i Koalicionit Kosova e Re se deputetja Myzejene Selmani, është tërhequr nga Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim,
3.8 Njoftimi i Grupit Parlamentar i Koalicionit Kosova e Re për emërimin e deputetit Emin Gërbeshi në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në vend të ish-deputetit Ibrahim Makolli,
3.9 Njoftim me Raportin e auditimin e pasqyrave financiare të Administratës së Kuvendit.