Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 13.09.2011 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtura më 6 shtator 2011,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës, më ___shtator 2011:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të huajt,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera,
6. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion lidhur me emërimin e drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit,
7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet,
8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për financat e pushtetit lokal,
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Buxhetin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Trustit të Kursimeve Pensinale të Kosovës, për vitin 2010,
11. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Miniera dhe Minerale,
12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarit në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
13. Shqyrtimi i Propozim- vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishikimin e Ankesave.
3. Shqyrtimi i propozimeve, rekomandimeve dhe kërkesave:
3.1 Njoftimi i Grupit Parlamentar 6+, për ndërrimin e kryetarit të këtij grupi parlamentar me rrotacion.
Procesverbali