Procesverbalet
Mbledhja e komisionit
E Hënë, 24.10.2011 11:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i rendit të ditës,
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së mbajtur më 26.08. 2011,
3. Shqyrtimi i Projektligjit për dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës nr. 04/L-70 me amendamentet e propozuara nga grupi punues,
4. Shqyrtimi në parim i projektligjit për marrëdhëniet e detyrimeve;
5. Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 04/L-71 për Sistemin e Adresave,
7. Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore nr. 04/952/L-61,
8. Njoftimi i komisionit me vendimin e Kuvendit Nr. 04-V-212, lidhur me shqyrtimin e projektligjit për ndihmë juridike falas,
9. Të ndryshme.