Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 29.11.2011 10:00




    R e n d i i d i t ë s


    1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtura më ¬¬14 nëntor 2011,


    2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës

    1. Interpelancë me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari-Lila, lidhur me
    masat e reciprocitetit me Serbinë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes
    Vetëvendosje,
    2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për marrëdhëniet e detyrimeve,
    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për lojërat e fatit,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe
    punëkërkuesve,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale
    dhe familjare,
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sistemin e adresave,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen
    dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën
    e Kosovës,
    9. Rekomandimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Auditimin e
    pasqyrave financiare të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, për vitin 2010,
    10. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e
    Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ripranim,
    11. Shqyrtimi i Raporti të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe
    Industri lidhur me Performancën e Ndërmarrjeve Publike, për vitin 2010.

     

    3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave

    1. Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Raportin e shpenzimeve të
    Kuvendit, për nëntëmujorin e vitit 2011,
    2. Përgjigjja e deputetit Ramë Vataj, i mbështetur nga grupi i deputetëve nënshkrues, lidhur me
    propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve
    të Kosovës,
    3. Rekomandimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me kërkesën e
    Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për përzgjedhjen e auditorit të jashtëm për
    auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2011,
    4. Njoftimi i deputetit të Kuvendit Sasha Gjokiq, për tërheqjen nga Grupi parlamentar
    i SLS,
    5. Njoftimi i Nënkomisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, lidhur me
    vizitën zyrtare të realizuar në Turqi, nga data 31 tetor deri më 4 nëntor 2011.

    Procesverbali