Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 23.01.2012 11:00
RENDI I DITËS
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, mbajtur më ¬16 janar 2012,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës, më _____ janar 2012:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për personat e verbër dhe personat pjesërisht të verbër,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën
e paluajtshme,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për diasporën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet
financiare jobankare,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimet e shoqërisë informatike,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemën e ndihmës
sociale në Kosovë,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për bibliotekat në Republikën e Kosovës,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e kodit doganor dhe akcizave,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të
ardhurat e korporatave (i plotëson kushtet për shqyrtim më 27 janar 2012),
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për turizmin dhe
shërbimet turistike,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit
ajror,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për fondet pensionale të Kosovës,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të
ardhurat personale,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për administratën
tatimore dhe procedurat,
20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për teatrot.
3. Shqyrtimi i propozimeve, rekomandimeve dhe kërkesave:
1. Programi legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vitin 2012,
2. Formimi i Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë,
3. Njoftimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me vizitën zyrtare të
realizuar në Turqi.