Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 27.05.2013 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur më 20 maj 2013,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:
I. Vazhdimi i Seancës së pa përfunduar:
1. Votimi i Raportit vjetor të punës i Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2012,
2. Votimi i Raportit vjetor të punës i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2012,
3. Votimi i Rekomandimeve nga debati parlamentar lidhur me gjendjen e pyjeve në Kosovë,
II. Rendi i ditës për Seancën e re, më _____:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produktet e ndërtimit,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit treguesit gjeografik,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për odat e profesionistëve shëndetësor,
4. Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,
për vitin 2011,
5. Ratifikimi i Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e
Universiteteve Publike në Gjakovë, në Gjilan dhe në Mitrovicë, si institucione
publike të arsimit të lartë,
6. Miratimi i Statutit të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren,
7. Miratimi i Statutit të Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave:
1. Kërkesa për debat parlamentar lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në
Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sipas kërkesës së deputetit Lutfi Haziri, i mbështetur
edhe nga deputetët nënshkrues,
2. Propozimi i GP të SLS-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,
3. Kërkesa e Grupit Parlamentar "Zajednièka Bbuduænost" për përfaqësim në strukturat
relevante të Kuvendit,
4. Njoftimi i deputetes Vesna Mikiq se i është bashkuar Grupit Parlamentar "Zajednièka
Buduænost",
5. Njoftimi i z. Blerim Rexha për dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të Agjencisë së
Privatizimit dhe e znj. Dardane Pejës për dorëheqje nga pozita e anëtares së Bordit të
Agjencionit Kosovar të Privatizimit.