Ligjet sipas datës së shpalljes

Maj 2004

2004/13Shpalo (PDF)

Ligji për Materialin Fidanor

Ky Ligj rregullon çështjet që kanë të bëjnë me prodhimin, tregtimin, importin, eksportin, kontrollin si dhe regjistrimin e prodhuesve dhe tregtuesve të materialit fidanor.

U miratua nga Kuvendi:
29.04.2004
U shpall nga PSSP:
28.05.2004
2004/12Shpalo (PDF)

Ligji për Standardizim

Ky ligj vendos rregullat për procedurat e hartimit, përshtatjes, përvetësimit miratimit dhe aplikimit të standardave në Kosovë; përcaktimit të statusit të tyre; certifikimit të produkteve, proceseve, shërbimeve, sistemeve të cilësisë dhe personelit, me qëllim të mbrojtjes dhe aplikimit të standardeve në Kosovë, në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë që të sigurohet një nivel i caktuar i cilësisë, me përjashtim të rasteve kur në ligj përcaktohet ndryshe.

U miratua nga Kuvendi:
29.04.2004
U shpall nga PSSP:
28.05.2004
2004/11Shpalo (PDF)

Ligji për Njësitë Matëse

Me këtë Ligj rregullohet përcaktimi i njësive matëse në Kosovë, emërtimi dhe simbolet e tyre, lëmitë dhe fushat e aplikimit, obligimi i përdorimit të këtyre njësive dhe mënyrat e zbatimit të tyre në pajtim me Dokumentin D1, të Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Legale (OIML)/ International Document of the International Committee of Legal Metrology: CIML 1975 D.I. No. 1/.

U miratua nga Kuvendi:
29.04.2004
U shpall nga PSSP:
28.05.2004