Ligjet sipas datës së shpalljes

Tetor 2004

2004/36Shpalo (PDF)

Ligji për Konkurrencën

Qëllimi i këtij ligji është që të siguroj zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të tregut në Kosovë duke ndaluar veprimet që e kufizojnë, shtypin ose çrregullojnë konkurrencën.

U miratua nga Kuvendi:
08.09.2004
U shpall nga PSSP:
29.10.2004
2004/18Shpalo (PDF)

Ligji për tregtinë e brendshme

Me këtë ligj rregullohen kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë në tregun e brendshëm, tregtia me shumicë, tregtia me pakicë, ankandi, ndërmjetësimi në tregti, praktikat kufizuese dhe masat mbrojtëse për ushtrimin e veprimtarisë tregtare, konkurencën e pandershme, masat mbikëqyrëse, masat administrative dispozitat ndëshkuese dhe dispozitat përfundimtare.

U miratua nga Kuvendi:
16.06.2004
U shpall nga PSSP:
20.10.2004
2004/17Shpalo (PDF)

Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit

Ky ligj përcakton, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave, shërbimeve dhe formave të tjera në tregun e lirë. Ligji siguron mbrojtjen e shëndetit, mjedisit, dhe interesave ekonomike të kosumatorit.

U miratua nga Kuvendi:
16.06.2004
U shpall nga PSSP:
19.10.2004
2004/15Shpalo (PDF)

Ligji për ndërtimin

Ky ligj përcakton kërkesat kryesore për projektim, ndërtim, përdorim të produkteve ndërtimore, mbikëqyrje profesionale si dhe për procedurat e lejeve të ndërtimit, lejeve të përdorimit dhe inspektimin e ndërtimit.

U miratua nga Kuvendi:
27.05.2004
U shpall nga PSSP:
14.10.2004
2004/22Shpalo (PDF)

Ligji për Kinematografinë

Ky ligj përcakton normat themelore për ushtrimin dhe mbarëvajtjen e kinematografisë.

U miratua nga Kuvendi:
08.07.2004
U shpall nga PSSP:
14.10.2004
2004/29Shpalo (PDF)

Ligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit Nr. 2003/3 për pyjet e Kosovës

Duke pasur parasysh nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit nr.2003/3 për Pyjet e Kosovës për krijimin e kushteve që ligji të gjej zbatueshmëri të plotë dhe duke pasur parasysh ndryshimet me Kodin Penal të Kosovës

U miratua nga Kuvendi:
28.07.2004
U shpall nga PSSP:
14.10.2004
2004/33Shpalo (PDF)

Ligji për blegtorinë e Kosovës

Me qëllim të rregullimit të mbarështimit të kafshëve shtëpiake, tregtimin e ushqimit dhe aditivëve për kafshët shtëpiake, standardet e kualitetit sa i përket klasifikimit dhe kategorizimit të prodhimeve blegtorale të prodhuara në fermë të shitura industrisë përpunuese dhe standardeve zooteknike për rritjen e kafshëve shtëpiake

U miratua nga Kuvendi:
08.09.2004
U shpall nga PSSP:
14.10.2004
2004/24Shpalo (PDF)

Ligji për ujërat e Kosovës

Ky Ligj rregullon çështjet, të cilat kanë të bëjnë me administrimin, planifikimin, mbrojtjen dhe përgjegjësinë e institucioneve në fushën e ujërave dhe të resurseve ujore.

U miratua nga Kuvendi:
08.07.2004
U shpall nga PSSP:
14.10.2004