Ligjet sipas datës së shpalljes
Shkurt 2005
Ligji për veprimtarinë kërkimore shkencore
Me këtë ligj rregullohen: themelimi, veprimtaria, organizimi, qeverisja dhe suprimimi i personave juridikë publikë dhe private në fushën kërkimore-shkencore; të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve shkencorë dhe të hulumtuesve në këtë veprimtari; pozita e Këshillit Kombëtar Shkencor; miratimi dhe zbatimi i Programit Kombëtar Kërkimo-Shkencor; bazat e financimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore; si dhe çështje të tjera lidhur me veprimtarinë kërkimore-shkencore në Kosovë.
27.09.2004 U shpall nga PSSP:
23.02.2005
Ligji për trashëgiminë
Me këtë ligj rregullohet e drejta e trashëgimisë. Trashëgimia është kalimi me ligj ose në bazë të testamentit i pasurisë (trashëgimit) së personit të vdekur (trashëgimlënësit) tek një ose më shumë persona (trashëgimtarët ose legatarët), sipas rregullave të caktuara në këtë ligj.
28.07.2004 U shpall nga PSSP:
04.02.2005
Ligji për lojërat e fatit
Me këtë ligj përcaktohen dhe rregullohen kushtet, mënyra dhe subjektet që organizojnë dhe ushtrojnë lojërat e fatit, llojet e lojërave të fatit, parimet themelore të rregullave për sistemimin e të hyrave nga lojërat e fatit, themelimi, pozita juridike, qeverisja dhe menaxhimi i Lotarisë së Kosovës, kompensimi për ushtrimin e lojërave të fatit, mbikëqyrja, dënimet kundravajtëse si dhe çështje të tjera me rëndësi për lojërat e fatit në Kosovë.
08.09.2004 U shpall nga PSSP:
03.02.2005
Ligji per veprimtaritë hoteliere dhe turistike
Me këtë ligj rregullohet mënyra dhe kushtet për ushtrimin e veprimtarisë turistike dhe hoteliere si dhe mbikëqyrja dhe inspektimi i turizmit.
27.05.2004 U shpall nga PSSP:
03.02.2005