Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Takim

, 19.03.2012 09:30

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të hënën me 19 mars 2012 në orën 9:30 , në sallën N- 10( ose C-203 ) , ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, do të mbaj takim me Grupin Punues Qeveritar për koordinimin e aktiviteteve për negocimin e Marrëveshjes Ndërshtetërore të Sigurimeve Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Zvicrës.

Tema:

1. Ecuritë e realizimit të rekomandimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me negocimin e Marrëveshjes Bilaterale të Sigurimeve Sociale në mes Shtetit të Zvicrës dhe Republikës së Kosovës të
të nxjerra në seancen plenare me datë 16 shtator 2010.

2. Njoftim lidhur me vizitën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetarit të Komisionit në Shtetin e Zvicrës, në kontest të negocimit të Marrëveshjes së Re të Sigurimeve Sociale.


3. Ndërmarrja e hapave të nevojshëm për përshpejtimin e procesit për negocimin e Marrëveshjes së Re të sigurimeve Sociale në mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Zvicrës.

Takimi është i hapur për media.