Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 15.06.2012 11:00

R e n d i i d i t ë s


1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve së Kryesisë, të mbajtura më 4 dhe 8
qershor 2012,


2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,


2. Koha për pyetje parlamentare,


3. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë
me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektkodit të procedurës penale,

6. Shqyrtimi i Vendimit të Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Kodit Penal të
Republikës së Kosovës për rishqyrtim,

7. Shqyrtimi i raportit të Punës të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, për vitin 2011.

 

3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe kërkesave:

1. Kërkesa e deputetit Agim Kuleta për të mbajtur debat parlamentar lidhur me përdorimin e tri (3)
kodeve të huaja telefonike në Kosovë,

2. Prezantimi i aktiviteteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

3. Njoftimi i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me vizitën zyrtare
të realizuar në Shqipëri.