Lajmet e fundit
Komisioni parlamentar për transport dhe telekomunikacion
, 05.05.2004
Komisioni për Transport dhe Telekomunikacion në mbledhjen e sotme , kryesuar nga znj. Edita Tahiri, shqyrtoi prezentimin e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, si dhe shkresën e stafit vendor të Aeroportit lidhur me pakënaqësitë rreth zgjedhjes së zv.menaxherit të përgjithshëm. Me këtë rast Komisioni shprehu keqardhjen që kryetari i ART-së, z. Anton Berisha nuk mori pjesë në këtë takim për ta prezentuar punën e ART-së.Komisioni shpreson se ky takim do të realizohet në të ardhmen, duke u zotouar që do të vazhdojë me kompetencë të monitorojë punën e ART-së konform kompetencave që ka. Sa i përket çështjes së pakënaqësisë për mënyrën e zgjedhjes së zv.menaxherit të përgjithshëm të këtij institucioni publik për transport ajror, komisioni pas leximit të kundërshtimit ka ardhur në përfundim që për një shqyrtim të plotë ka nevojë të kompletohet informacioni, andaj komisioni ka vendosur që për këtë çështje të ftojë në komision përfaqësuesit kompetent të këtij institucioni.